Skënderbeu vazhdon me përforcimet në merkato. Pas akordeve me mbrojtësin brazilian Markos Ramos, Mesfushorin e Strugës Muharem dhe me korçarin Klevis Shaqe, që luante për Tomorin në sezonin e kaluar, korçarët kanë firmosur sot zyrtarisht me një portier që ka qenë pjesë e Lazios në Itali.
23-vjeçari Marko Alia, që në sezonin e shkuar ishte pjesë e Monterosit, është transferuar zyrtarisht në Korçë në formën e huazimit dhe sot ka pozuar me fanellën e Skënderbeut në prani të presidentit Ardjan Takaj dhe të menaxherit të tij.
Lini një Përgjigje