Te Skenderbeu vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në merkato, teksa së fundmi drejtuesit e klubit bardhekuq kanë arritur akordin me një tjetër sulmues.
Behet fjale per 26-vjeçarin me origjinë shkodrane të lindur dhe te rritur ne Itali, Kristian Keqi. Ky futbollist karrierën e tij e ka filluar ne vendin fqinj, nderkohë që prej disa sezonesh luan në Maltë ku është shpallur edhe kampion me ekipin Floriana dhe njekohesisht edhe golashenuesi me i mire i kampionatit.
Sipas mediave, 26-vjeçari Kristian Keqi ka rënë dakord me presidentin Ardjan Takaj dhe pritet të mbërrijë në Korçë këto ditë. Kulmi i tij ka qenë në sezonin 2019-2020, ku në 20 ndeshje me Florianën në kampionatin maltez shënoi 14 gola.
Lini një Përgjigje