• Devoll

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermeri nga Devolli mbjell 30 HA tokë me grurë

Ahmet Hoxhalli është një fermer nga fshati Trestenik i Devollit, i cili ka përfituar nga skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi. Bëhet fjalë për për subvencionimin për mbjelljne e grurit dhe pasi u shpall fitues, ka mbjellë një sipërfaqe prej 30 HA toke bujqësore. Ai tregon se bujqësia është një ndër sektorët kryesorë përmes të cilit sigurojnë të ardhura, ndërsa kulturën e grurit e mbjell prej 20 vitesh.

Sa i takon prodhimit, Hoxhalli thotë se ka qenë cilësor dhe ka pasur sasi të bollshme të prodhuar. Kjo edhe për faktin se kultivarët e rekomanduar për të mbjellë, si Silva e Dajti, i përshtaten më së miri kushteve klimatike të oëns dhe janë reistentë, për rrjedhojë dhe prodhimi është më cilësor. Por problem për fermerin ngelet shitja e prodhimit, pasi sipas tij, çmimi i kërkuar në treg nuk arrin të mbulojë kostot e prodhimit.

Skema e grurit parashikonte një subvencion prej 30 mijë lekësh për hektar dhe solli si rezultat rritjen e sipërfaqeve të mbjella me grurë në vendin tonë. Qarku Korçë është një ndër kryesorët sa i takon kultivimit të kulturës së grurit dhe vitin e kaluar, sipërfaqet e mbjella shkuan mbi 12000 HA. Kultura e grurit ze një sipërfaqe toke të konsiderueshme me një prodhim rreth 55 mijë ton grurë ne vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *