Qarku i Korçës renditet ndër qarqet me numrin më të lartë të aplikimeve këtë vit në Skemën Kombëtare. Kryesisht fermerët e këtij qarku kanë aplikuar për të përfituar mbështetje në sektorin e blegtorisë, bimëve mjekësore dhe bletari, teksa numri më i lartë i aplikimeve shënohet në masën e naftës falas për bujqësinë.
Këtë vit skema mbështet bashkimin e fermerëve duke u dhënë atyre prioritet. Edhe në këtë rast ka patur një numër të lartë aplikimesh.
Edhe pse aplimimi bëhet online përmes portalit e-albania të shumtë janë fermerët të cilët drejtohen tek Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor për të bërë aplikimin.
Që nga çelja e aplikimeve me 27 mars e deri tani ka një shifër rekord aplikimesh që rezultojnë 7-10% më shumëse e njëjta periudhë e vitit 2023.