Janë hapur këtë të mërkurë aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi. Të shumtë kanë qënë fermerët e qarkut të Korçës që kanë treguar interes për të përfituar nga kjo skemë, duke krijuar radhë pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Korçë.
Risitë e këtij viti janë heqja e tavaneve limit për aplikuesit dhe financim më i lartë me subvencione për aplikimet e bashkuara të fermerëve të njëjtit prodhim.
Fermerët e blegtorët e Korçës të cilët kanë përfituar edhe vitet e kaluara shprehen të kënaqur nga këto masa mbështetëse. Ndërkohë që kishte edhe nga ata që aplikonin për herë të parë.
Të gjithë fermerët dhe blegtorët mund t’a bëjnë aplikimin përmes portalit qeveritar e-Albania pa asnjë kosto, si dhe mund të drejtohen tek agropikat apo njësitë administrative për çdo paqartësi dhe këshillim. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 19 prill.