• Korça

Skema e re për naftë falas/ Fermerët qëndrojnë në radhë për të hapur një llogari bankare

Subvencioni i naftës në bujqësi është një skemë që siguron mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët që punojnë tokën, duke i lehtësuar ata nga kostoja e karburantit, në përdorimin e mekanikës bujqësore.

Fermerët të cilët do të përfitojnë naftë falas nuk do të pajisen më me kartë, sikundër ka ndodhur vitet e kaluara. Pagesat tashmë do të bëhen përmes llogarive bankare. Kjo ka bërë që prej ditës së djeshme kur kanë nisur aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi të krijohen radhë të gjata pranë bankave të nivelit të dytë.

Fermerët shprehen se kanë qëndruar në radhë prej disa orësh, ndërkohë që një pjesë e tyre kanë deklaruar se nuk ishin të informuar për risitë e këtij viti.

Nga ana tjetër ka edhe nga ata fermerë që kanë mirëpritur ndryshimet në skemën mbështetëse. Sipas tyre rimbursimi i naftës drejtpërdrejt në llogari kursen kohë dhe shmang burokracitë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *