• Maliq

Skema e mbështetjes në bujqësi/ Interes i lartë nga fermerët në Maliq, deri tani mbi 3500 aplikime

Interesi i fermerëve të Maliqit për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi në Maliq ka qenë e lartë. Aplikimet vijojnë ndërsa fermerët kanë ngelur të kënaqur nga subvencionimet që kanë përfituar nga viti në vit.

Deri tani në këtë bashki kanë aplikuar mbi 3500 fermerë ndërsa ka pasur interes edhe sa i takon bashkimit të fermerëve që mbarështojnë bagëti dhe bletë.

Bashkia e Maliqit renditet ndër bashkitë me një numër të lartë aplikimesh në rang kombëtar.

Aplikimet për të përfituar nga kjo skemë mbyllen në datën 19 maj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *