• Korça

Situatë e rënduar përmbyjesh pas reshjeve të shiut në Zëmblak dhe Plasë

Situatë e rënduar pas reshjeve të shiut në fshatrat Zëmblak e Plasë të bashkisë Maliq. Vërshimi i ujit masiv ka pushtuar rrugët e fshatit duke sjellë një situatë emergjente. Ka nisur ndërkohë ndërhyrja nga autoritetet lokale për të shmangur sa të mundet depërtimi i ujit nëpër banesa.

Eskavatorët po punojnë në rrugët e brendeshme të këtyre fshatrave me qëllim largimin sa më të shpejtë të ujrave dhe ndërkaq krijimin e pengesave nëpër hyrjet e banesave.

Situatën e bën edhe më problematike çarja e tubacioneve të ujit të pishëm dhe ujrave të zeza, me këto të fundit të përhapura tashmë gjithandej. Ende nuk ka një bilanc të dëmeve nga këto përmbytje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *