• Korça

Situata epidemiologjike në kafshë, Qarku i Korçës i pastër nga sëmundjet

Në Qarkun e Korçës nuk shënohen raste të prekjes së kafshëve që mbarështojnë blegtorët, nga sëmundje të ndryshme. Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Sëmundjet infektive dhe parazitare prej vitesh nuk kanë prekur në masë gjedhin apo edhe bagëtitë e imta në Qarkun Korçë, kjo si rezultat i shërbimit veterinar të kryer duke bërë që tufat e mbarështuara nga fermerët, të jenë të pastra. Sipas burimeve, referuar rasteve të shfaqjes së Murtajës Afrikane të derrave, nga ana e Shërbimeve Veterinave në Qarqe të ndryshme, janë ushtruar kontrolle në ferma me qëllim raportimin dhe zbulimin e hershëm për parandalimin në kohë të shfaqjes së kësaj sëmundje në vendin tonë. Kjo është një sëmundje e rrezikshme për popullatën e derrave e mund të përhapet shpejt nëse nuk respektohen masat e biosigurisë në fermë.

Veç kësaj, nisur nga kushtet e motit, këshillohen blegtorët që të tregojnë kujdes për ruajtjen e kafshëve në temperatura të larta. Këshillohet shmangia e ekspozimit të tyre në diell gjatë orëve më të nxëhta, të zgjidhen kullota në zona me pyje si edhe tu sigurohet uji i pijshëm. Ruajtja e tyre gjatë mbrëmjes, këshillohet të bëhet në vatha të hapura ose në stalla të ajrosura mirë. Gjithashtu këshillohet ruajtja e strehimeve të kafshëve nga zjarret që mund të bien gjatë muajve të verës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *