• Maliq

Situata e zjarreve në Maliq/ Temperaturat e larta shtojnë rrezikun për zjarre, apel fermerëve të tregojnë kujdes

Rritja e temperaturave shton rrezikun për rënien e zjarreve megjithatë situata në bashkinë Maliq paraqitet e qetë. Rasti më i fundit i shënuar ka qenë në fushat e fshatit Vreshtas ku është përfshirë nga flakët një sipërfaqe prej mbi 1 HA dhe janë dëmtuar të mbjellat. Shefi i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi Sadik Halili u bën apel fermerëve të tregohen të kujdesshëm pas sezonit të korrjes kur vendosin të djegin kashtën e mbetur në tokë pasi rrezikojnë që zjarrin ta përhapin në sipërfaqe të tjera duke sjellë dëme të mëdha.

Ndër të tjera Halili shton se janë në gatishmëri për çdo situatë emergjente që mund të paraqitet, jo vetëm në rënie zjarresh por edhe për shpëtimin e jetëve njerëzore duke qenë se disponojnë edhe mjetet e duhura ndërsa është shtuar edhe stafi i shërbimit të mborjtjes nga zjarri e shpëtimi.

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në bashkinë Maliq mbulon rreth 80 fshatra me një popullsi të konsiderueshme prej rreth 70 mijë banorësh ndërsa ka në mbulim edhe sipërfaqe të konsiderueshme me pyje e kullota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *