• Korça

Situata e vaksinimit në Korçë/ Certifikata e vaksinimit, kusht për regjistrimin në kopështe e çerdhe

Në 15 institucione parashkollore që ndodhen në qytetin e Korçës për të kryer regjistrimin e fëmijëve është kusht kryesor dorëzimi i çertifikatës së vaksinimit. Përpos dokumentave të tjera të nevojshme për regjistrimin e fëmijës në çerdhe apo në kopësht, prindërit duhet të marrin certifikatën e vaksinimit pranë qendrave shëndetësore, e cila vërteton se fëmija i ka kryer të gjitha vaksinat sipas kalendarit shqiptar të vaksinimit.

Në kopështin nr 6 në qytetin e Korçës edukohen 48 fëmijë, të cilët kryesisht vijnë nga komuniteti rom. Sipas edukatoreve, edhe në këtë kopësht është aplikuar rregulli për certifikatën e vaksinimit në prag të regjistrimit të fëmijëve. Në rastet kur fëmija ka vaksina të pabëra, në bashkëpunim me pediatrin e qendrës shëndetësore merren masa për kryerjen e tyre.

Apeli për kryerjen e vaksinave sipas kalendarit të përcaktuar vjen edhe nga një nënë e dy vajzave.

Sipas informacioneve nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Korçë rreth 360 fëmijë të moshave 1 vjeç dhe 5 vjeç, ende nuk e kanë kryer vaksinimin apo rivaksinimin mmr, që i mbron nga sëmundjet e fruthit, rubeolës e shytave. Këta fëmijë janë mjaft të rrezikuar tashmë që rastet e para të fruthit janë shfaqur në vendin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *