Shefi i Sektorit të Qarkullimt Rrugor, Kreshnik Skëndo ju ka bërë me dije drejtuesve të mjeteve në këtë situatë të pazakontë në qarkun e Korçës që në këtë situatë të rënduar me reshje bore të përdorin goma dimërore , zinxhirë për të udhëtuar , të ecin ngadalë e me shumë kujdes dhe të evitojnë lëvizjet jo të domosdoshme. Sipas SkëndosNga akset më të rrezikshme janë Qafë Thana, Qafë Plloça dhe Qafa e Qarrit. Teksa firmat kontraktore janë në terren për të mbajtur të hapura të gjitha akset nacionale. Në kushte të tilla ai ka kërkuar një kujdes të shtuar nga përdoruesit e rrugës.
Gjithë sektori i policisë rrugore është 100% në punë dhe do të punojmë me orare të zgjatura deri në kalimin e kësaj situatë të motit të keq.