Mëngjesi i së hënës në rajonin e Korçës ka sjellë shi të dendur dhe erë të fortë, ndërsa nuk kanë munguar edhe shkarkimet elektrike si dhe breshëri.
Për shkak të shiut të dendur në qytetin e Korçës ka pasur edhe përmbytje të akseve rrugore për disa minuta, pasi pusetat nuk i kanë përballuar dot prurjet e menjëhershme të ujërave.
Kjo situatë e paqëndrueshme e motit sipas shërbimit meteorologjik ushtarak do të vijojë gjatë gjithë ditës me alternime mesatare deri të dendura të vranësirave si dhe të reshjeve të shiut:
Sipas specialistes së parashikimit, të martën do të kemi ndërprerje të reshjeve, por nuk do të mungojnë vranësirat, ndërsa pritet edhe një rritje e lehtë e temperaturave:
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se kjo situatë e motit ka bërë shkëputjen nga stina e verës dhe se tashmë vjeshta ka ardhur.