Reshjet intensive të shiut të një nate më parë nuk kanë shkaktuar probleme në qarkun e Korçës. Përgjegjësi i emergjencave pranë Prefekturës së qarkut Korçë Zarif Biba bën të ditur se situata është normale në të gjitha bashkitë e qarkut sa i takon furnizimit me energji elektrike si dhe nuk janë raportuar emergjenca apo problematika të tjera. Ndërkohë në zonën e Dardhës gjatë gjithë natës së kaluar ka pasur reshje bore deri në 15 cm ndërsa rruga është pastruar e kriposur nga ana e firmave të kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore.
Në rrugën e Moglicës për shkak të reshjeve ka pasur rënie gurësh e dherash në rrugë, po ashtu edhe në aksin Korçë – Pustec në zonën e Bigllës, problematika të cilat janë zgjidhur nga ana e firmave të kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore duke pastruar këto akse duke bërë që qarkullimi të vijojë normalisht.