• Korça

Sistemohet rruga e Lavdarit të vjetër. Lehtësohet lëvizja e banorëve të zonës

Rruga që lidh fshatin Lavdar të vjetër me fshatin Voskop në bashkinë e Korçës është sistemuar së fundmi. Ndërhyrja e kryer nga ndërmarrja e Shërbimeve Publike të kësaj bashkie konsistoi në sistemimin dhe shtrimin me çakëll të kësaj rruge prej 7 km në disa pjesë të saj ku dëmtimet ishin më të mëdha. Burime në këtë ndërmarrje bëjnë me dije se është kryer edhe pastrimi i kanaleve anësore në mënyrë që të sigurohet kullimi i rrugës dhe të shmanget gërryerja e saj nga uji. Banorët shprehen të kënaqur për këtë ndihmë që iu jepet, pasi kjo është një rrugë që përshkohet shpesh prej tyre.

Banorët bëjnë me dije gjithashtu se ndërhyrje të tjera janë kryer edhe brenda fshatit, si sistemi i rrugës kryesore dhe sheshit në qendër të tij duke krijuar një ambjent çlodhës.

punuar paralelisht edhe për sistemimin e rrugëve të parcelave në mënyrë që fermerët të kenë akses më të lehtë drejt tokave bujqësore. Punime të tilla janë kryer në fshatin Qatrom ndërsa puna vijon në fshatin Boboshticë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *