Sipërmarrja dhe inovacioni kanë qenë në qendër të një trajnimi që është duke u zhvilluar në universitetin Fan Noli në Korçë me studentë dhe biznese të interesuara. Ekspertë të fushës kanë bërë të njohura për të rinjtë iniciativat e reja për sipërmarrjen duke i drejtuar ata drejt përdorimit të teknologjive të reja apo transformimeve dixhitale që janë kërkesa të kohës.
Studentët por edhe bizneset pjesëmarrëse kanë qenë mjaft të interesuar të marrin informacione rreth teknologjive të reja që mund të përdorin për të hapur një biznes apo për të zhvilluar ato ekzistuese.
Trajnime të tilla do të jenë të vazhdueshme pasi në Universitetin Fan Noli është ngritur tashmë një qendër inovacioni Smart, e cila do të shërbejë për të zvogëluar sa më shumë hendekun ndërmjet universitetit dhe tregut të punës.