• Korça

Simpoziumi “Pranvera shpirtërore”. Mbahet simpoziumi i parë në Korçë, në muajin e Ramazanit

Për herë të parë në qytetin e Korçës, është mbajtur një simpozium për komunitetin besimtar musliman. Ky simpozium, në të cilin u fol mbi Ramazanin dhe Agjërimin, vjen në muajin e madhërueshëm të Ramazanit, ku qenia njerëzore, njeriu, besimtari, shfaq dhe manifeston më shumë ekzistencën hyjnore si krijesë kozmike e tij

Gjatë Ramazanit, në këtë muaj të veçantë dhe tepër të shenjtë, besimtarët agjërojnë me një qëllim, që është arritja e shkallës më të lartë të devotshmërisë

Ramazani është muaji në të cilin ajetet e para të Kuranit, iu shpallën Profetit Muhamed

Në këtë simpozium i cili u mbajt në ambjentet e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë,  morrën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendore, besimeve fetare, partive politike si edhe qindra besimtarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *