• Korça

Sigurimi me detyrim i banesave nga tërmeti, parashikohet pagesa nga shteti për shtresat në nevojë

Sigurimi me detyrim i banesave nga tërmeti është projektligji i cili është duke u diskutuar dhe pritet të bëhet realitet së shpejti. Ministri i Financave Ervin Mete dha disa detaje, se cfarë synohet me këtë nismë ligjore.

Nisur edhe nga praktikat e shteteve të tjera ministri Mete tha se synohet të krijohet një fond i cili nëpërmjet risigurimit transferon riskun nga vendi tek kompanitë më të mëdha të risigurimit botërore, në mënyrë që në rast të një ngjarje që konsiderohet shkatërruese dhe katastrofë, të mund të bëhet një ndërhyrje e menjëhershme dhe e shpejtë, nga modelet e sigurimit dhe risigurimit që janë praktikat më të mira botërore.

Ideja e qeverisë u artikulua që pas termetit tragjik të 2019, por tashmë draftligji ka marrë formën e plotë dhe pritet të miratohet. Sipas ministrit Mete janë miliona euro që u paguan në 4 vite për rikuperimin e dëmeve të shkaktura nga tërmeti i fundit. Të dhënat flasin se nga tërmeti tragjik qeveria mbajti rrisk të madh duke paguar 890 milion euro për ndërtim banesash dhe bonus qiraje. Ndërkohë tregu privat pagoi rreth 40 milion euro dëme të ndodhura në objekte që siguruara. Tërmeti nxori në pah që sigurimi vullnetarë është në nivele shumë të ulta. Qeveria ka parashikuar në draftligj, vetëm sigurim nga tërmetet, por kjo skemë pritet të zgjerohet më tej duke përfshirë dhe bujqësinë, si sektorin që rrezikohet nga përmbytjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *