Marrëveshja e nënshkruar së fundmi mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në fushën e sigurimeve shoqërore, i vjen në mbështetje të gjithë të punësuarve respektivisht në të dy vendet për njohjen e sigurimeve shoqërore. Specialisti Riza Ashimi thotë se përmes kësaj marrëveshje sigurohet përfitimi i disa shërbimeve, si pensioni i pleqërisë, përfitimet e barrëlindjes, pensionin familjar, atë të invaliditetit, etj.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore po intensifikon punën për të rritur numrin e marrëveshjeve dypalëshe, që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë.