Sigurimet shoqërore mbulojnë edhe kompensimin në lek të ndryshimit të vendit të punës për shkak të paaftësisë në punë ose shtatzanisë. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga specialisti i sigurimeve shoqërore Riza Ashimi, i cili ka qenë i ftuar si çdo të enjte në emisionin Thuaj Mirëmëngjes në RTSH Korça. Sipas Ashimit ky kompensim në lekë jepët si përfitim afatshkurtër në rastet kur një person për shkak të një sëmundje apo paaftësie në punë është i detyruar të ndryshojë vendin e punës duke marrë një pagë më të ulët, ose në rastin e një nëne shtatzane e cila ndryshon vendin e punës. Në këtë rast sigurimet shoqërore kompensojnë në lekë shumën deri në pagën e mëparshme që ka pasur qytetari apo nëna shtatzanë.
Ashimi shpjegoi edhe përfitimet afatshkurtra që mbulohen nga sigurimet shoqërore në rastin e paaftësisë në punë, pagesat e barrëlindjes, aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale.