Një person i vetëpunësuar duhet të paguajë sigurime shoqërore në masën 29,8% të pagës minimale, në mënyrë që të përfitojë pension. Që prej 1 prillit të vitit 2023 kur paga minimale shkoi në 40 mijë lekë, sasia e kontributeve që një i vetëpunësuar duhet të paguajë është 11 929 lekë në muaj. Këtë e ka bërë të ditur specialisti i Drejtorisë rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Korçë, Riza Ashimi i cili ka qenë i ftuar në emisionin Thuaj Mirëmëngjes në RTSH Korça.
Ashimi ka bërë të ditur edhe kontributet që duhet të paguajë një i vetëpunësuar në bujqësi sipas ndarjes për zonat malore dhe fushore.
Specialisti i Drejtorisë rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Korçë, Riza Ashimi do të jetë çdo të enjte i ftuar në emisionin Thuaj Mirëmëngjes në RTSH Korça, për të sqaruar çështje të ndryshme të sigurimeve shoqërore dhe kontributeve për të përfituar pension, si dhe për tju dhënë përgjigje pyetjeve të qytetarëve.