• Korça

Siguria në shkolla/ Takim për rritjen e parametrave të sigurisë dhe ndalimin e fenomeneve negative

Ndalimi i fenomeneve negative dhe rritja e parametrave të sigurisë në shkolla dhe pranë tyre ishte në fokus të një takimi të thirrur nga Prefekti i Qarkut Korçë Nertil Jole me drejtues të një sërë institucionesh vendore. Në fjalën tij Jole kërkoi një koordinim të mirë të punës ndërinstitucionale  ndërsa bëri me dije se do të ngrihet edhe një grup task force për monitorimin e zbatimit të masave lidhur me sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve brenda perimetrit të shkollave dhe jo vetëm.

Nga ana tjetër, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Korçë Gjovalin Loka kërkoi që bashkëpunimi të jetë i lartë dhe për çdo sinjalizim, të vëzhgohet situata nga afër për të minimoziar në maksimum këto fenomene.

Përfaqësues nga 6 bashkitë e Qarkut më pas bënë një pasqyrë të shkurtër të situatës në institucionet arsimore.

Ndërkohë situata do të jetë në monitorim edhe Drejtoria Rajonale e Arsimit Prauniversitar si dhe AKU.

Pjesëmarrësit në takim garantuan angazhim maksimal për zbatimin e paketes së sigurisë në shkolla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *