Interneti është një hapësirë e dobishme për fëmijët e adoleshentët ku mund të fitojnë aftësi dhe njohuri të reja, por paraqet edhe rreziqe. Gjatë lundrimit në internet, ata mund të hasin në informacione, fotografi me përmbajtje shqetësuese, apo linqe të ndryshme, hapja e të cilave mund ti vendosë përpara rrezikut. Gjithashtu edhe hapja e profileve në rrjete sociale, mund të keqpërdoret nga njerëz të tjerë. Për të raportuar problematika nga më të ndryshme, e për tiu ardhur në ndihmë fëmijëve dhe adoleshentëve, funksionon një linjë këshillimi falas, Linja kombëtare Alo 116, e cila ofron shërbim falas nga punonjësit socialë. Një prej tyre, Klaudio Pulaha thotë se rastet e raportuara, kanë të bëjnë kryesisht me dhunën në familje, bullizmin në shkolla apo edhe ngacmimeve online
Sa i takon sigurisë në internet, Pulaha shpjegon se funksionon dhe platforma i sigurt.al
Gjatë vitit 2022, Linja kombëtare “Alo 116” ka pritur mbi 29 mijë telefonata