Ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare poeti i njohur korçar, antikomunisti Ylber Merdani. Ai është pinjoll i një prej familjeve me të njohura qytetare korçare, jeta e së cilit ashtu si e gjithë familjes ka kaluar mes një kalvari vuajtjesh e dhimbjesh. Që në rini mësuesi Ylber Merdani ka provuar burgosjen politike e më vonë për shumë vite edhe internimin në fshatin Shtyllë të Vithkuqit ku ka gjetur edhe pjesen me të madhe të fisit të tij. Por në Shtyllë mbi të gjitha gjeti Shpresën, vajza e cila e priti për të lidhur martesë me korçarin e njohur pikërisht në internim, aty ku lindën një vajzë e një djalë. Pas vitit 1991 rikthehet në Korçën e tij për t’iu përkushtuar më së shumti poezisë dhe shoqatës së përndjekurve politikë. Gjatë këtyre viteve ka botuar shumë libra me poezi dhe tregime ku ka përshkruar veçanërisht tmerrin e burgjeve politike. Ylber Merdani ka qenë gjithashtu pjesë e revoltës se SPAÇ-it. Gjatë ditëve të fundit është parë me pak të ecë në rrugicat e qytetit të tij, pasi mosha nuk e ka ndihmuar më për të na dhënë lamtumirën ditën e sotme të gjithëve. U prehsh në paqe Ylber Merdani!
- Korça