• Korça

Shuhet Veteran Topçiu/ Ikona e Skënderbeut ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

Veteran Topçiu, një nga figurat embematike të sportit korçar u nda nga jeta në mënyrë të papritur mbremjen e 16 nëntorit. Ai ishte pjesë në një aktiviteti të organizuar nga Bashkia e Korçës në biblotekën “Thimi Mitko”, por ka shfaqur probleme shëndetësore dhe fatkeqëisht edhe pse ndërhyrja ishte e menjëhershme, nuk mundi të ngrihet më në këmbë. Kështu, ai u shua në moshën 80-vjeçare, duke lënë në hidhërim korçarët dhe të gjithë dashamirësit e sportit. Ai ishte jo vetëm futbollisti model bardhekuq, por qytetar i njohur dhe figurë e respektuar e Korçës. Veteran Topçiu ka qenë pjesë e ekipit të Skënderbeut të Korçës për 12 vjet rresht, nga 1960-ta deri në 1972-shin. Ai është pikasur gjithmonë një ndër lojtarët më të mirë të kësaj skuadre, e në veçanti si qendërmbrojtës i saj. Lindi në Panarit, në vitin 1943, por u rrit dhe u shkollua në Korçë. Aktivitetin sportiv e filloi shumë herët, me ekipin e pionierëve, më pas kaloi me të rinjtë, e së fundi me të rriturit. Ai ka hyrë në 11-shen më të mirë të të gjithë brezave futbollistë të Skënderbeut, zgjedhur nga një anketë e kryer me qytetarët korçarë. Topçiu mban dy medalje të akorduara nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë për merita të veçantam ndërsa figura e tij do të kujtohet me nderim dhe respekt nga të gjithë. Lamtumirë Veteran Topçiu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *