• Sport

Shtypi francez s’fal PSG-në: “Ka kulturën e humbjes, me lojtarë mesatarë”

E nesërmja e disfatës të madhe në “Allianz Arena” ka qenë edhe më therëse për yjet e PSG-së, të cilëve u duhet të “japin” llogari për largimin nga Champions-i.

Më kritike ka qenë e përditshmja e njohur sportive “L’Equipe”, e cila nuk është përmbajtur kësaj here jo vetëm në notat e vendosura, por edhe në editorialin e publikuar mëngjesine sotëm.

Për të përditshmen në fjalë Paris Saint-Germain është “një ekip normal me dobësi të panumërta” gjithashtu në këtë gazetë shkrhej se në “Paris lojtarë mesatarë vazhdojnë të vdesin ndërsa lojtarët e mëdhenj afrohen vetëm për të firmosur kontratat e majme”.

Më i ashpër ishte edhe kolumnisti Vincent Duluc, i cili shkruante ”Në Paris, kur Championsi futet në fazën me eleminim direkt, humbja kthehet në një kulturë”.

Sipas Duluc drejtuesit e PSG-së bëjnë gabim “kur u japin stabilitet dhe besim lojtarëve, të cilët nuk meritojnë diçka të tillë, siç është rasti i Marco Verratti-t”.

“PSG për asnjë moment nuk dha besimin se mund të përmbyste humbjen që pësoi në Paris. Messi dhe Mbappe ishin komplet të ftohtë me ndeshjen dhe PSG-ja u kthye në një formacion të zakonshëm duke u deklasuar nga Bayern-i në çdo aspekt”, vazhdonte kolumnisti.

Sa i përket “L’Equipe” më të keqen e kishte rrezervuar në notat e vendosura për lojtarët, të cilët zbritën në fushë. Verratti u vlerësua me notën 2 (sistemi vlerësimit është nga 1-10) ndërsa Mbappe dhe Messi morën notën 3.

Nga kampi bavarez “L’Equipe” kishte vlerësuar me notë të lartë Upamecano-n, i cili kishte notën 8 ndërsa i dyti më notën më të mirë ishte Mr.Choupo me 7.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *