Rruga Sofokli Maliqari në lagjen 3 të qytetit të Korçës i është nënshtruar rikonstruksionit nga ana e punonjësve të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike. Kjo rrugë është duke u shtruar me kalldrëm duke iu përshtatur edhe fizionomisë së të gjithë lagjes si një nga zonat karakteristike të qytetit të Korçës. Kryebashkiaku Sotiraq Filo ka inspektuar punimet që janë duke u kryer duke u shprehur se kjo ndërhyrje ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e vetë banorëve:
Edhe për banorët kjo ndërhyrje ka qenë e domosdoshme:
Gjatë këtij viti bashkia ka punuar për rikonstruksionin e disa rrugëve ndërmjet zonës këmbësore dhe shkollës Themistokli Gërmenji me sipërfaqe mbi 2000 m2, shtrimin me pllaka të trotuareve në rrugën Viktor Eftimiu me sipërfaqe mbi 4000 m2, ndërsa pritet ndërhyrja edhe në zona të tjera.