Bashkia e Korçës është duke ndërhyrë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në lagjen 15 të qytetit të Korçës. Janë rreth 5000 m2 trotuarë të cilat janë duke u shtruar me pllaka në të dy krahët e rrugës Viktor Eftimiu. Kryebashkiaku Sotiraq Filo ka inspektuar punimet në këtë zonë duke u shprehur i kënaqur që ka arritur të plotësojë këtë kërkesë të banorëve.
Edhe për banorët kjo ndërhyrje është një punë e mirë e kryer në shërbim të kalimtarëve e bizneseve.
Punimet janë duke u kryer nga punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Bashkinë Korçë dhe pritet të përfundojnë së shpejti.