• Korça

Shtohen të sëmurët kronikë të veshkave, mbi 100 pacientë në Korçë i nënshtrohen dializës

Pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave po rriten nga viti në vit. Po ashtu rritje ka patur edhe numri i pacientëve që kanë humbur funksionin e veshkës dhe detyrohen t’i nënshtrohen dializës. Për bluzat e bardha shkaqet që çojnë të sëmurët në hemodializë janë të shumta, por ndër më kryesoret janë diabeti dhe hipertensioni.

Mjekët apelojnë që të kryhen analiza të shpeshta për të parandaluar stadet e avancuara të dëmtimit të veshkave.

Në qendrën e dializës pranë Spitalit Rajonal të Korçës marrin shërbim 103 pacientë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *