• Raportime

Shtohen shërbimet online të gjendjes civile/ Balla: Detyrim ligjor deklarimi i vendbanimit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka deklaruar se do të shtohen shërbimet “online” në sistemin e Gjendjes Civile. Balla u shpreh se ndryshimet për ligjin e sistemit të Gjendjes Civile do të votohen së shpejti në Kuvend. Më tej Balla bëri me dije se shërbimet “online” u kanë kursyer shqiptarëve 13.2 milionë euro.

Ndërkohë ministri Balla u bëri thirrje qytetarëve të deklarojnë vendbanimin.

Përmes deklarimit të vendbanimit e vendqëndrimit të të gjithë shqiptarëve që jetojnë brenda e jashtë vendit qeveria shqiptare synon të krijojë një regjistër të saktë të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *