• Korça

Shtohen sëmundjet tek moshat e reja, shkak stili i jetesës dhe dieta ushqimore

Sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë shkaktari kryesor i vdekjeve në vendin tonë, ndërkohë që qarku i Korçës ka prevalencën më të lartë të jetëve të humbura nga simptomat kardiovaskulare. Shkak për këtë sipas mjekëve është stili i jetesës dhe dieta ushqimore. Këtë e pohon edhe shefi i shërbimit në spitalin bashkiak të Devollit Festim Kaso.

Po ashtu si pasojë e stilit të jetesës sipas mjekut Kaso është shtuar edhe numri i rasteve me kalkulozë biliare, ose siç njihet në gjuhën popullore gurët e tëmthit.

Ajo çfarë është më shqetësuese për bluzat e bardha është se këto sëmundje po prekin gjithnjë e më tepër moshat e reja. Përveç jetës sedentare pa aktivitet fizik dhe dietës ushqimore, mjekët renditin si shkaktarët kryesorë edhe pirjen e duhanin dhe stresin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *