• Korça

Shtohen rastet me viroza të stinës. Në ditë kryhen 60-80 vizita, nuk mungojnë rastet me Covid-19

Ulja e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka shtuar rastet me viroza të stinës në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës. Çdo ditë kryhen mesatarisht nga 60 deri në 80 vizita, pjesa më e madhe e tyre janë vizita ambulatore, ku përfshihen edhe gjendjet virale.

Kryesisht pacientët paraqitet me temperaturë, dhimbje fyti, por nuk mungojnë edhe rastet me simptoma të gastroenteriteve.

Mjekja Xhihani këshillon qytetarët të tregojnë kujdes me higjenën dhe me grumbullimet.

Me uljen e temperaturave pritet një shtim i rasteve të vizorave stinore. Mjekja shton më tej se gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar edhe rastet me Covid-19. Edhe pse rastet kanë qënë të pakta, ajo apelon për të treguar sa më shumë kujdes, për parandalimin e përhapjes së virusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *