Muaji dhjetor ka sjellë një shtim të rasteve me virozat e stinës. Në qendrat shëndetësore janë kryer deri në 30 vizita në ditë bën me dije mjekja Ermelina Brami.
Brami më tej jep një sërë këshillash për qytetarët për këtë situatë që paraqitet, ndërsa totë se një kujdes i shtuar duhet treguar për moshën pediatrike si dhe të sëmurët kronikë.
Mjekja shton se dhe rastet me Covid-19 nuk kanë munguar edhe pse kanë qënë të pakta. Brami apelon për të treguar sa më shumë kujdes, për parandalimin e përhapjes së virusit.