• Lajme kombëtare

Shtesat e pagave jepen në qershor. Ministrja e Financave në konferencë për shtyp

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, tha se shtesat e pagave për muajin Prill dhe Maj, do të jepen gjatë këtij muaji. Ministrja Ibrahimaj theksoi se shtyrja e aplikimit të shtesave mbi pagat është bërë me qëllim që të mos ketë gabime pasi zbardhja e vendimeve, por edhe hartimi i një udhëzimi të saktë dhe të qartë mbi mënyrën se si institucionet duhet të veprojnë për zbatimin, është një procedurë e gjatë dhe e komplikuar, e cila tashmë ka përfunduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *