Kristina Demiri Dojçe prej 30 vitesh ka qënë mësuese e gjuhës dhe letërsisë në qytetin e Korçës. Aktualisht jeton me familjen e saj në qytetin e Selanikut në Greqi, por asnjëherë nuk e harron Korçën, qytetin për të cilin ka kontribuar ndër vite e nga i cili ka marrë shumë dashuri. Kristina na tregon për pasionin e saj për letërsinë që e ka shoqëruar gjithë jetën.
Prej vitit 1991 kur doli në pension Kristina ka botuar gjithsej 6 libra, prej të cilëve 1 me poezi, 2 me tregime e novela dhe 3 romane. Ajo na tregon më tepër për përmbajtjen dhe mesazhet e librave të saj.
Më tej Kristina ndan me ne motivin e shkrimit të romanit të saj të parë “Fal dashuri”.
Kristina vjen shpesh në qytetin e Korçës, për të takuar miqtë e saj të vjetër, ish nxënësit që vazhdojnë të ruajnë për të mirënjohje e respekt, apo edhe për të promovuar librat e saj. Kristina Demiri është po ashtu një person aktiv edhe në vendin ku aktualisht jeton, në Selanik si pjesë e organizatës “Jeta”, si dhe duke shkruar artikuj të ndryshëm në revista e gazeta.