• Turizëm dhe Kulturë

Shqipëria performon në Eurovision, Albina Kelmendi elektrizon skenën

Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë përfaqësuar Shqipërinë në gjysmë finalen e dytë të Eurovizionit në skenën e Liverpulit. Kënga “Duje” mori duartrokitje dhe brohorima, ndërsa performanca ishte e kuruar deri në detaj.

Përfaqësuesit e vendit tonë u ngjitën në skenë të 14-ët, nga 16 performanca në total. Kënga “Duje” mban numrin 14 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë.

Nga nata e parë e Eurovizionit, në finale shkuan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Kroacia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *