• Sport

Shqipëria drejt Europianit, fiton ndaj Ishujve Faroe dhe ngjitet e dyta në grup

Shqipëria arriti fitoren e dytë radhazi duke mundur kësaj radhe 1-3 në transfertë Ishujt Faroe, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Europianit “Gjermani 2024”. Golat e Bajramit, Asllanit dhe Muçit vulosën suksesin e kuqezinjve. Kështu Shqipëria merr fitoren e dytë radhazi duke mbajtur gjallë shpresën për në Europian.

Si të mos mjaftonte triumfi spektakolar ndaj Ishujve Faroe, me rezultatin 1-3, kuqezinjtë kanë marrë edhe një asist me mjaft vlerë nga Moldavia, që mposhti Poloninë, me rezultatin 3-2. Disfata e polakëve, na katapulton në vendin e dytë, dhe i rrit ndjeshëm shanset e kualifikimit.  

Grupi E, ku bën pjesën edhe Shqipëria, kryesohet nga Çekia, me 7 pikë në 3 ndeshje, e ndjekur nga Shqipëria me 6, ndërkohë që më pas renditen Moldavia me 5, Polonia me 3 dhe Ishujt Faroe me 1 pikë.  Në duelet e radhës, Çekia pret Shqipërinë më datën 7 shtator, ndërkohë që Polonia përballet me Moldavinë, po në këtë datë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *