1500 karta nafte janë parashikuar të shpërndahen deri në fund të kësaj jave pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor. Të gjithë fermerëve të Qarkut Korçë që kanë kryer aplikimin nga 20 marsi deri në 11 prill përfitojnë naftë pa akcizë falë skemës mbështetëse të ofruar nga Qeveria Shqiptare ndaj duhet të paraqiten për të marrë kartën pasi afati përfundimtar për shpërndarjen e naftës është data 31 dhjetor.
Sipas burimeve zyrtare nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor në Korçë bëhet me dije se deri në mbyllje të këtij viti, është parashikuar shpërndarja e një sasie nafte prej rreth 650 mijë litrash.