• Korça

Shpërndahen 7580 karta nafte. Nafta pa akcizë, pjesë e skemave të mbështetjes në bujqësi

Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor ka shpërndarë 7580 karta të naftës pa akcizë në të gjithë qarkun e Korçës. Ky proces është duke vijuar prej mesit të muajit prill menjëherë pas përfundimit të aplikimeve për këtë skemë mbështetëse të ofruar nga qeveria shqiptare. Sipas burimeve zyrtare nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor në Korçë në të gjithë qarkun e Korçës janë kryer 10 965 aplikime për skemës e naftës pa akcizë, ndërsa tashmë është duke vijuar hap pas hapi edhe shpërndarja e kartave të naftës për fermerët. Interesi për këtë skemë është gjithnjë e më i lartë pasi ka rezultuar një ndër skemat më të suksesshme të mbështetjes të aplikuara nga qeveria shqiptare.

Skema e mbështetjes me naftë ndihmon drejtpërdrejt fermerët dhe makineritë e tyre bujqësore, prodhimin vendas, punimin e tokës, kultivimin e bimëve në serra, si dhe frutorët. Qëllimi i kësaj mase është ulja e kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit. Sipas Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural, interesi i fermerëve për të përfituar nga Skema Kombëtare është tejet i lartë dhe kjo falë mbështetjes financiare për këtë sektor, që ka qenë çdo vit në dispozicion të tyre. Skema e mbështetjes për naftë falas, vijon për të tretin vit radhazi me një buxhet prej 1.4 miliardë lekë për të gjithë vendin. Kjo skemë është pjesë e skemës kombëtare të mbështetjes në bujqësi. Fondi total i Skemës Kombëtare të mbështetjes në bujqësi që do të shpërndahet gjatë këtij viti është 3.3 miliardë lekë dhe do të financohen në total 9 masa.

1 koment

  1. Gazmir

    Per ke deshit dhane se dhe ne kemi aplikuar dy vjet rrashazi dhe nuk kemi mare nafte genjeshtra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *