Duke nisur nga muaji janar, personat që përfitojnë pension familjar apo atë të invalidit të punës, me pensionin do të tërheqin dhe një bonus prej 5 mijë lekësh që vjen si shpërblim për festat e fundvitit nga Qeveria Shqiptare. Specialisti Riza Ashimi shpjegon se në ndryshim nga bonuset e tjera, ky bonus ka afat për tërheqjen e tij deri në një vit.
Pensionin e invaliditeti e përfitonjë 6463 persona ndërsa atë familjar 3338 persona, të cilët përfitojnë edhe këtë bonus. Në fundvit, një bonus prej 5 mijë lekësh e përfituan edhe të gjithë pensionistët, ku në Qarkun Korçë numërohen mbi 65 mijë të tillë, si shpërblim për fundvit.