Janë shpallur sot datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2024 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale duke publikuar edhe listën me datat e provimeve. Kështu provimi i parë do të jetë ai i gjuhës së huaj më 3 qershor, më pas do të vijojë provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë më 10 qershor. Më 18 qershor maturantët do të testohen në provimin e matematikës dhe më 24 qershor do të jetë provimi i lëndëve me zgjedhje. Për maturantët që vijojnë arsimin profesional më 24 qershor do të zhvillohet provimi teori profesionale e integruar. Një tjetër lajm i bërë publik nga ministrja e arsimit dhe sportit ka qenë edhe ai i orientimit dhe përgatitjes së maturantëve përmes testeve model për provimet e ardhshme, të cilat ndryshe nga vitet e shkuara do të shpërndahen në shkolla që në muajin janar 2024, duke i dhënë kështu maturantëve më shumë kohë në dispozicion për tu pregatitur.
- Korça
Shpallen datat e maturës shtetërore 2024. Testet model të provimeve shpërndahen prej janarit

Korça
Më shumë
- Korça
Nis Korça ICT Club/ Bëhen pjesë 450 nxënës të dhjetë shkollave

- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...

- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...

- Korça