Vitet e fundit i është dhënë më tepër rëndësi shkollave profesionale, ku përgatiten nxënës të profesioneve të ndryshme, nisur edhe nga fakti se tregu i punës ka nevojë për profesionistë. Rei Tomori është një prej nxënësve të shkollës profesionale teknike në Korçë, i cili vazhdon studimet në drejtimin elektroteknikë, por njëkohësisht është edhe i punësuar.
Nisur nga kërkesat e tregut, Rei ka një apel për të gjithë të rinjtë.
Ashtu si Rei ka shumë nxënës të shkollave të mesme profesionale të cilët punësohen edhe gjatë viteve të shkollës, duke patur mundësinë të aftësohen dhe të kenë të sigurt punësimin e tyre pas studimeve.