• Korça

Shkolla “Tefta Tashko Koço”/ Zguri: “Objektivi ynë, hapja e degëve të reja”

Shkolla e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në qytetin e Korçës është një ndër shkollat artistike më të mira në vend. Ndër objektivat e drejtuesit të kësaj shkolle, nisur edhe nga kërkësat e tregut dhe interesi i nxënësve është futja në procesin mësimor e të gjithë instrumentave në muzikë dhe hapja e degëve të tjera.

Sipas Zgurit interesi i fëmijëve për të ndjekur studimet pranë kësaj shkolle për këtë vit shkollor ka qënë i lartë.

Shkolla e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në qytetin e Korçës paraqet një hallkë me rëndësi në formimin muzikor dhe artistik të fëmijëve. Kjo shkollë duhet të ketë vazhdimësi, e më tepër masivitet, pasi tregu muzikor ka nevojë për profesionistë, sidomos për një qytet si Korça me traditë në fushën e artit dhe kulturës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *