Joni Theodhor është studenti më i ri i Akademisë së Arteve në Tiranë, dega violinë. Ai ka zënë vendin e parë në konkursin për pranimin në universitet, duke bërë krenar jo vetëm familjen e tij por edhe shkollën Tefta Tashko Koço në Korçë nga ku ai ka marrë mësimet e para e është rritur profesionalisht:
Po ashtu si Joni edhe 6 maturantë të tjerë të shkollës Tefta Tashko Koço në Korçë, zunë vendet e para në konkurset e degëve të Akademisë së Arteve ku konkurruan. Të shtatë maturantët kryen një përfaqësim dinjitoz në konkurs duke shprehur, talentin, punën e përkushtimin jo vetëm personal, por edhe të mësuesve që i kanë ndjekur e drejtuar përgjatë viteve të arsimit parauniversitar.