• Korça

“Shkolla takon biznesin”/ Mungesa e fuqisë puntore, bizneset thirrje të rinjve të ndjekin shkollat profesionale

Korça vijon të përballet me mungesën e fuqisë puntore në disa sektorë. Kjo situatë vjen për shkak të hendekut të madh të krijuar mes arsimimit dhe nevojave që ka realisht tregu i punës, duke vënë në vështirësi edhe biznesin lokal. Mungesa të theksuara ka kryesisht në hoteleri-turizëm, duke qënë se ky është një sektor i zhvilluar së tepërmi vitet e fundit në qarkun juglindor. Për këtë arsye institucionet shtetërore po kërkojnë vazhdimisht që të rinjtë t’i drejtohen arsimit profesional.

Mungesën e fuqisë punëtore e ndjejnë edhe fasoneritë që operojnë në qarkun e Korçës.

Për këtë arsye shkolla e mesme profesionale teknike ekonomike “Isuf Gjata” në qytetin e Korçës ka zhvilluar një takim me bizneset që operojnë në Korçë me qëllim rritjen e bashkëpunimit mes tyre.  

Gjatë këtij takimi ka patur diskutime mbi rregulloren e praktikave në biznes, përshtatjen e kurrikulës me nevojat e biznesit si dhe hartimin e programit të praktikave në biznes. Të gjitha këto do të bëjnë të mundur formimin e nxënësve të aftë për tregun e punës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *