Shkolla profesionale teknike Korçë ka nisur nënshkrimin e marrëveshjeve të para të bashkëpunimit me disa nga bashkitë e qarkut të Korçës siç është ajo e Devollit dhe Maliqit. Ky bashkëpunim ka si qëllim pranimin e nxënësve të kësaj shkolle për të kryer praktikat profesionale në ato drejtori që lidhen me drejtimet profesionale të nxënësve.
Një tjetër qëllim i këtyre marrëveshjeve të nënshkruara tashmë është edhe promovimi i arsimit profesional dhe të mirave që sjell marrja e një profesioni.
Drejtorja Taho thotë se javën e ardhshme do të vijojnë takimet edhe me bashkitë e tjera të qarkut të Korçës, ndërsa bashkëpunime të tjera do të kryhen edhe me institucione të ndryshme.