• Korça

Shkolla Profesionale Shërbime/ Rritet numri i vajzave, regjistrimet deri më 30 shtator

I mbarë ka qënë ky fillim viti shkollor edhe për shkollën profesionale shërbime në Korçë, ku ende vijojnë të paraqiten nxënës që kanë përfunduar arsimin bazë dhe regjistrohen për të vijuar studimet në një prej drejtimeve që kjo shkollë afron.

Sipas Meros, lajm i mirë është që vitet e fundit është rritur numri i vajzave që zgjedhin arsimin profesional.

Kërkesat më të shumta nga ata që kanë zgjedhur të studiojnë pranë kësaj shkolle janë për drejtimin hoteleri-turizëm.

Regjistrimet për klasat e 10-ta në shkollat profesionale do të vijojnë të jenë të hapura deri në fund të muajit shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *