Ky 14 Mars shënon 137-vjetorin e çeljes së “Shkollës së Parë Shqipe” në Pogradec, e dyta pas “Mësonjtores” së Korçës. Kjo datë na sjell në vëmendje se Pogradeci ka qenë një qytet i lëvizjes patriotike, luftës për pavarësi, kulturë e dije. Përpjekje këto të që u kurorëzuan me hapjen e shkollës shqipe në Pogradec në 14 Mars 1887 e cila drejtohej nga patrioti Koço Sotiri. Bashkia Pogradec organizoi një aktivitet në nderim të kësaj date, njëkohësisht duke shprehur mirënjohjen për mësuesit të cilët ndër vite kanë kontribuar në arsimimin e brezave.
Në këtë ditë Bashkia e Pogradecit kujton e nderon mësuesit e parë të shkollës shqipe.
Gjatë aktivitetit u shpërndanë edhe një sërë certifikatash mirënjohje për mësues të zonës së Pogradecit.