Departamenti i Informatikës dhe Departamenti i Matematikë-Fizikë, në bashkëpunim me Universitetin “Aldo Moro” të Barit dhe Shoqatën e Teknologjisë së Informacionit të Pulias, kanë organizuar Ditën e Hapur me temë: “Shkencat dhe Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit”. Të ftuar në këtë aktivitet kanë qënë nxënës maturantë të shkollave të mesme të qarkut të Korçës, për tu njohur me programet e studimit që ofron Universiteti “Fan Stiljan Noli” dhe mundësitë e punësimit që ofrojnë këto drejtime.
Përmes këtij aktiviteti Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane u dha të rinjve mundësinë që nëpërmjet një ndërveprimi virtual të njiheshin me mundësitë e shumta që ofron fusha e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit për karrierë profesionale, në një treg gjithmonë e më të integruar dhe që funksionon në ndërveprim dixhital, pavarësisht vendodhjes fizike.