Përfshirja e shërbimit dentar në shkolla ka rritur edhe dëshirën e nxënësve për të shkuar për vizita rutinë. Duke ndjekur edhe këshillat e dhëna nga dentisti, nxënësit kanë arritur të mbajnë një higjienë më të mirë orale.
Sipas mjekut stomatolog Niko Mitre që ofron shërbimin tek shkolla e mesme e bashkuar “Bardhyl Pojani” në njësinë administrative Pojan të bashkisë së Maliqit, problemet me higjienën orale nuk mungojnë.
Me investimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Korçë janë ngritur 2 kabinete dentare në shkollat 9-vjeçare “Sotir Gurra” dhe “Stavri Themeli” si dhe një kabinet në shkollën e Pojanit. Shërbimi ofrohet që prej muajit shtator dhe përveç depistimit dhe trajtimit të problematikave, ofrohet dhe edukimi i nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral.